Prej nesër gjoba 50 euro për këmbësorët që kalojnë rrugën me dëgjuese, në fuqi ndryshimet në Ligjin për siguri në trafik

Prej nesër këmbësorët, drejtuesit e biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve elektrikë, do të gjobiten me 50 euro, nëse gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave, përdorin dëgjuese në të dy veshët, telefona, tableta apo pajisje të ngjashme elektronike. Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nesër, i mirëpresin shumica e qytetarëve, veçanërisht më të moshuarit. Ata kritikojnë të rinjtë për pakujdesi dhe vlerësojnë se këto ndryshime do të ndikojnë pozitivisht.
“Do të shohim, akoma nuk kam menduar a është mirë a jo, shumë rrallë e përdor telefonin, disi të rinjtë më shumë. Për mua nuk do të ketë problem, megjithatë për të tjerët mund të paraqesë problem”, tha një qytetare.
“Nëse ndonjë qytetar është i shurdhër dhe duhet patjetër të mbaj aparat për dëgjim, si do të kalojë, si do të dëgjojë, pra 50-50 do të vijë këtu, mund të jetë edhe e arsyetuar edhe e paarsyetuar…”, u shpreh një tjetër qytetare/
“Unë nuk përdor, por mendoj se është në rregull, vërtetë me telefona, dëgjuese, pastaj jo shoferi fajtor, jo ai jo ky, vetë jemi fajtorë. Nuk e zbatojë ligjin, çfarë të them… Vërtetë, telefoni, mendjen askund, duhet të dihet, edhe pse këmbësor duhet të sillesh si duhet”, tha një qytetare.
“Shumë është në rregull, unë kur nuk i përdor dëgjueset kur drejtoj trotinetin, mendoj se me këtë e kanë bërë shumë mirë… Këtë që e kanë vendos, e kanë vendos shumë mirë, edhe mua më konvenon me qenë me drejtësi, për secilin, pavarësisht a je me veturë apo trotinet… ”, u shpreh një qytetar.
“Ashtu duhet të jetë, edhe pse neve nuk na konvenon, megjithatë do të duhej ashtu. Unë jam këmbësore, nuk përdor tani telefon dhe kam kujdes. Të rinjtë nuk kanë aspak kujdes, dhe kjo nuk është mirë, e shoh në semafor, fillojnë vrapojnë, e më pas jo shoferët janë fajtorë, nuk janë fajtorë”, tha një qytetare.
Zëdhënësi i policisë Goce Andreevski, tha se do të ketë kontrolle të zyrtarëve policorë edhe në periudhën në vazhdim. Ndërkohë dispozitat tjera me të cilat rregullohet dokumentimi i kundërvajtjeve përmes kamerave të komunikacionit, do të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.