Urim Saliu -Tetovasot
Mos kini frikë nëse humbni benefitet,pasi kryetari të ketë humbur zgjedhjet.
Le të jemi të sinqertë: nuk janë vetëm kryetarët që kanë përfituar, por edhe rrethi i tyre më i ngushtë. Për katër vite ata kanë jetuar mbi kurrizin e tij dhe sot ndodhen në ankth. Koha e mandatit po mbaron dhe e ardhmja politike është e pasigurt. Ata bien dhe zgjohen me makthin e humbjes që afrohet.
Ejani tek ne dhe do të mësoni si është ta kalosh ditën mes mungesave e shqetësimeve, por me dinjitet. Aty ku dëshirat janë të mëdha, por xhepat bosh.Tek ju çdo para shkon shpejt sepse nuk erdhi nga djersa, por nga favore, nga servilizmi.
Do t’ju mësojmë si të shijoni jetën e thjeshtë, larg zyrave dhe kafeneve ku keni shpërdoruar paratë dhe kohën. Sepse liria nuk blihet dhe nuk jepet nga kryetari; ajo fitohet duke mos qenë shërbëtor i askujt.
Ejani të mësoni sa mirë është të jetosh i lirë, edhe kur je i varfër – pa frikë, pa urdhra, pa shikimin ngulës të pushtetit.