Kryeministri dhe lideei i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sonte deklaroi se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kuvend do të propozojnë rezolutë e cila do të ketë për qëllim t’i mbrojë interesat kombëtare maqedonase. Mickoski adresoi vërejtje për rezolutën e propozuar të LSDM-së, duke theksuar se ajo që i ka ra në sy në preambulë është se përmban fakte të pasakta dhe gënjeshtra, dhe se në këtë mënyrë nuk mbrohen interesat kombëtare.

“Dhe ne si VMRO-DPMNE, si parti shtetndërtuese e përgjegjshme, do të marrim një rezolutë të vërtetë. Si bazë do ta shfrytëzojmë këtë rezolutë dhe përmes komisionit parlamentar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të formojmë të a.q rezolutë maqedonase e cila ka për qëllim që t’i mbrojë interesat kombëtare maqedonase. Diçka që, për fat të keq, e kemi parë për LSDM-në që nuk ekziston në të kaluarën, ndërsa mua më vjen keq që ky kryetari i LSDM-së, ashtu si dy paraardhësit e tij, vazhdon në atë rrugë”, tha Mickoski.

Kryeministri tha se kishte pak kohë për të lexuar dokumentin që LSDM-ja ia dorëzoi Kuvendit dhe nuk kishte kohë të hynte në detaje, pasi do të diskutohet pas zgjedhjeve. Nga ajo që arriti të shihte tha se ka shumë punë që ata besojnë se do të kontribuonin në cilësinë e vetë rezolutës, por ajo që i ra në sy ndërsa siç potencoi, “është tipike për LSDM-në të falsifikojë dhe gënjejë” janë ato pak pika të cilat janë në vetë preambulën e rezolutës.

“Të themi se po përpiqet të mohohet një fakt historik dhe të thuhet se gjuha maqedonase ishte gjuhë zyrtare në KB në vitin 2019. Kjo është një gënjeshtër monstruoze, veçanërisht në vitin kur festojmë 80 vjet që nga kodifikimi i gjuhës maqedonase dhe pranimi i saj në KB si gjuhë zyrtare e federatës së atëhershme jugosllave, së bashku me gjuhën serbo-kroatishte dhe sllovenishten. Sepse sot qëllimi ynë është kultura, unë do të doja që këtë fasifikat monstruoz i cili është pjesë e kësa rezolute në mënyrë kategorike opinioni maqedonas ta hedhë poshtë dhe të njejtin ta dënojë”, tha Mickoski.

Sipas tij, në të njëjtën kohë ka edhe disa falsifikime të tjera, ndërsa ajo është se në vitin 2005, Maqedonia e Veriut nuk mori datë për fillimin e negociatave, por Republika e Maqedonisë, gjegjësisht shteti i atëhershëm e cila në rendin ndërkombëtar ishte ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

“Gjithashtu dhe në vitin 2009, Republika e Maqedonisë mori raportin e saj të parë pozitiv për fillimin e negociatave në përputhje me Kushtetutën. Vetë konstrukcioni është i rremë, por kjo është tipike për LSDM-në ndërsa gjëja e fundit që do të komentoja ndërsa do t’i kthehemi detajeve pas zgjedhjeve, është konfuzioni që ekziston në vetë rezolutën. Flasim për kriteret e Copenhagen, ndërsa pastaj citojmë dy marrëveshjet dypalëshe me Greqinë dhe me Bullgarinë. Ato me njëra tjetrën nuk janë të komplementare, kështu që ka shumë për të dhënë si input”, tha Mickoski.

Mgid