Më 25.09.2025, Njësia për Krim të Dhunshëm – Seksioni për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup paraqiti kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 i Kodit Penal, kundër D.S. (36) nga Shkupi, sepse më 23.09.2025 rreth orës 18:00, në shtëpinë familjare në territorin e Gazi Babës, fizikisht e kishte sulmuar nënën e saj 68-vjeçare, duke i shkaktuar lëndim. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shërbimet policore morën masa dhe veprime përkatëse, D.S. u privua nga liria, ndërsa nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

Mgid