Policia e Kosovës ka nisur procesin e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Shkatërrimi i tyre u bë në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë organizim, po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britanike, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume