Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi për takimin e zhvilluar së bashku me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunskin, me Brendan Hanrahan, udhëheqës i Zyrës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Diskutuam për përforcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së,” tha Murtezani, duke theksuar se bisedimet kishin si prioritet lidhjet e reja energjetike dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ai shtoi se marrëdhëniet e ndërtuara deri më tani po hyjnë në një nivel të ri:
“E konfirmuam aleancën tonë të përbashkët në kuadër të NATO-s si një bazë e fortë për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.”

Ky takim, sipas Murtezanit, dëshmon angazhimin e përbashkët për një partneritet afatgjatë dhe të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume