Rimodelimi i stadiumit historik të Real Madridit, i cili po zgjatet prej vitesh, vijon të sjellë risi si brenda ashtu edhe jashtë impiantit. Sipas “El Mundo Deportivos”, këtë javë nisi vendosja e shenjës së re në fasadën kryesore, ku tashmë do të shkruhet vetëm ‘Bernabéu’.

Punëtorët kanë vendosur për momentin vetëm shkronjën B, e cila qëndron e mbuluar me një mbulesë mbrojtëse deri në përfundimin e punimeve.

Lexo edhe:
VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, vihet në garë për ‘Këpucën e Artë’
Ky ndryshim lidhet me vendimin e klubit madrilen që stadiumi të njihet thjesht si ‘Bernabéu’, duke lënë mënjanë emrin e plotë të presidentit historik Santiago Bernabéu. Synimi i kësaj lëvizjeje është që emri të jetë më i lehtë për t’u përdorur dhe për t’u pranuar në çdo kontekst ndërkombëtar.

Edhe pse tifozët nuk kanë reaguar në mënyrë të gjerë, masa është pjesë e një strategjie marketingu mbi të cilën Real Madrid po punon prej kohësh. Objektivi është që stadiumi të shndërrohet në një qendër multifunksionale dhe moderne, duke u kthyer në një pikë referimi jo vetëm për futbollin, por edhe për evente të tjera madhore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume