Më 25.09.2025, rreth orës 10:30, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Gostivar dhe Njësia Policore Galate kanë arrestuar F.T. (56) nga Gostivari, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg prej tre vitesh për veprën penale “trafikim me njerëz”, sipas nenit 418-a, paragrafi 3 i Kodit Penal.

Ai është dërguar në Institucionin Penal – Korrektues Burgun e Idrizovës në Shkup për të vuajtur dënimin.

Mgid