SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Shkupi dhe Gj.D. (49), pronar dhe drejtues i tij, për dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtës së shpikjes së regjistruar ose të mbrojtur dhe topografisë së qarqeve integrale”.

Gjithashtu, kundër B.T. (42) nga rajoni i Tetovës, e punësuar në këtë person juridik, është ngritur kallëzim për “Pagesa ose arkëtimi i palejuar në valuta efektive të huaja”.

Më 29.01.2025, zyrtarë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike Tetovë kryen kontroll në filialin e subjektit juridik në Tetovë. Gjatë kontrollit u konstatua se personi juridik dhe drejtuesi e pronari nuk posedonin licencat e nevojshme për softuerët që përdornin, ndërsa veprimtaria e basteve ishte zhvilluar pa licencë. Te e punësuara B.T. u gjetën para në valuta të huaja, të fituara në kundërshtim me Ligjin për Punë Devizore.

Procedurat ligjore për rastin po vazhdojnë.TS

Mgid