Mickoski nga kardiokirurgjia: Investojmë në sektorin e shëndetësisë dhe në modernizimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët

Për mua para së gjithash ështhë një nder i madh, e pastaj edhe kënaqësi që mund të jem së bashku me këta njerëz prapa meje, me ministrin, me drejtorin e fondit, me drejtorin e klinikës, me të gjithë këta doktorë, profesorë, akademikë, të gjithë ata njerëz që kanë meritën e tyre për atë që pamë sot.
Ajo që pamë sot është diçka që ne mund ta shohim këtu në Shkup, në Qendrën Klinike, në ndërtesën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë, por për shembull nuk mund ta shohin klinikat në Beograd, Zagreb apo Lublanë. Dhe duhet të jemi të lumtur dhe këtë lloj projekti duhet ta mirëpresim, sepse atë që pacientët mund ta marrin në Maqedoni, nuk mund ta marrin të themi pacientët në Beograd, Zagreb dhe Lublanë.
Ajo që gjithashtu na e demonstruan njerëzit është fakti se tani, derisa po kryhen procedurat kardiologjike, mund të kryhen në të njëjtën kohë edhe procedurat kardiokirurgjike.
Pse po e them këtë? Nuk po e them kot, e them sepse si Qeveri planifikojmë që procesin e integrimit të Qendrës Klinike ta fillojmë me integrimin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në një qendër nacionale vaskulare.
Ky proces është tashmë duke u përgatitur — për shkak të zgjedhjeve, mund të them se është në fazën e përgatitjes, por menjëherë pas zgjedhjeve do të vazhdojmë me atë proces në mënyrë më të fuqishme dhe më intensive.
Si Kryetar i Qeverisë dhe si Qeveri, ne absolutisht do t’i mbështesim të gjitha këto përpjekje të klinikave dhe spitaleve në Maqedoni, mbështetjen e kanë edhe nga ministri, edhe nga drejtori i fondit.
Pres të dëgjoj lajme të tilla të mira nga projektet që janë në zhvillim, për të informuar publikun maqedonas, dhe menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve do të kemi një veprim më të fuqishëm dhe fokus më të madh në shëndetësi, i cili do të jetë prioriteti ynë kryesor.