Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke folur për kufijtë e rinj të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës, tha se Ukraina është e gatshme të diskutojë për këtë çështje.

“Nëse nesër ka armëpushim, nëse nuk kemi forcë t’i kthejmë këto territore, atëherë jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë. Jemi të gatshëm t’i rikthejmë një ditë në të ardhmen përmes mjeteve diplomatike, jo me forcë”, tha Zelenski në një intervistë për “Axios”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është i gatshëm të pranojë ndryshimet e kufijve.

Ai gjithashtu tha se do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen pas përfundimit të luftës, por se Ukraina vazhdon t’u përgjigjet sulmeve ruse.

Zelenski shtoi gjithashtu se nëse përfaqësuesit rusë nuk e ndalin luftën në Ukrainë, më mirë është të gjejnë strehimore bërthamore për vete.

Presidenti ukrainas tha se është i bindur, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, i cili më pas publikoi në platformën Truth Social, se tani beson se Ukraina mund ta fitojë plotësisht luftën, dhe se ka marrë mbështetje nga Trump për sulme të synuara ndaj objekteve energjetike dhe fabrikave të armëve në Rusi.

“Sigurisht, u befasova pozitivisht”, tha Zelenski, pak para se të largohej nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për t’u kthyer në Kiev, duke komentuar publikimin e Trump-it.

I pyetur se çfarë ka ndryshuar, Zelenski tha se kjo lidhet me “marrëdhënien e Trump me Putinin” dhe se pas takimit në Alaskë, ku Trump i kishte dhënë Putinit, sipas tij, “më shumë se sa meritonte”, presidenti amerikan kuptoi se aleanca me Putinin “nuk do t’i sillte sukses”.

Zelenski tha se Trump i kishte thënë se Ukraina duhet të kryejë sulme reciproke “sy për sy” ndaj infrastrukturës energjetike dhe depove të armëve të Rusisë dhe se ai do të “punojë për të siguruar” që Ukraina të marrë një sistem të ri, të pacaktuar, me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti ukrainas shtoi se, sipas raportimeve, Trump mund të ndryshojë kursin përsëri së shpejti.

Mgid