Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të hedhur poshtë akuzat për gjenocid dhe uri në Gaza.

Duke mohuar raportet për uri në enklavën palestineze, Netanyahu pretendoi se “Izraeli po ushqen qëllimisht popullin e Gazës”.

Lidhur me akuzat për gjenocid, ai pretendoi se “Izraeli po zbaton më shumë masa për t’i minimizuar viktimat civile sesa çdo ushtri në histori”.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë në Gaza të paktën 65.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Mgid