Një rast i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në Podujevë, ku një burrë është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, në fshatin Përpellac, ku sipas burimeve të Sinjalit, tek varrezat e familjes së tij është gjetur pa shenja jete Hamdi Zejnullahu, 61 vjeç. Trupi i viktimës është gjetur në pozitë gjysmë të shtrirë, me një plagë të dukshme në kokë, ndërsa në mes të këmbëve të tij ndodhej një armë zjarri.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës në Podujevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, forenzika, hetuesia, si dhe mjekësia ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Krimeve të Rënda.

Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte një plagë tejshkuese në kokë nga ana e djathtë në të majtë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole TT me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Trupi i pajetë i viktimës është identifikuar nga familjarët dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet mbi rrethanat e rastit janë duke vazhduar dhe rasti do të trajtohet nga NJHP-ja.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com