Zjarrfikësit me ndërhyrje të menjëhershme nuk lejuan që të përhapet zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë në qendrën e Negotinës, deklaroi mëngjesin e sotëm për MIA-n, kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov.

Bëhet fjalë për një zjarr që përfshiu një hapësirë tregtare e cila këto ditë pritej të fillonte punën, ndërsa gjatë zjarrit janë evakuuar edhe banorët përreth.

“Shkaqet do të hetohen më tej. Policia që nga mëngjesi po siguron vendin e ngjarjes,” shtoi Stojanov.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume