Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha dhe kandidati i VLEN-it për Tearcën, Daut Memishi, zhvilluan sot një takim me bujqit e fshatit Sllatinë, ku dëgjuan nga afër sfidat dhe nevojat e tyre informon Tetovasot.

Në këtë takim, Memishi premtoi se shumë shpejt do të iniciohet hapja e një Njësie Rajonale për Bujqësi në Komunën e Tearcës, që do t’u shërbejë fermerëve si pikë kontakti për mbështetje dhe shërbime.

“Rajoni i Pollogut dikur ka qenë një nga zonat me potencialin më të madh bujqësor në vend, por për fat të keq është lënë pas dore. Me mbështetjen e pushtetit qendror, do të punojmë për çdo bujk dhe shumë shpejt do të hapet një Njësi Rajonale për Bujqësi në Tearcë”, tha Memishi.

Hoxha dhe Memishi theksuan se hapja e kësaj njësie do të jetë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit rural dhe përmirësimit të kushteve për bujqit lokalë.TS

Statusi i ploti i Daut Memishit :

Me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Albrim Hoxha, zhvilluam një takim me bujqit e fshatit Sllatinë, ku bashkëbiseduam për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ata përballen çdo ditë.
Rajoni i Pollogut dikur ka qenë një nga zonat me potencialin më të madh bujqësor në vend, por për fat të keq, vitet e fundit është lënë pas dore. Askush nuk është kujdesur për bujqit tanë, për tokën dhe për zhvillimin rural siç duhet.
Para qytetarëve të Tearcës premtoj se me mbështetjen e pushtetit qendror, do të punojmë për çdo bujk dhe shumë shpejt do të inicioj hapjen e një Njësie Rajonale për Bujqësi në Komunën e Tearcës. Kjo njësi do të jetë një derë e hapur për të gjithë bujqit, ku do të marrin ndihmën dhe mbështetjen që meritojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume