Paraqitja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork shkaktoi reagime të shumta, të cilat kulmuan me një largim masiv të pjesëmarrësve nga salla.

Megjithatë, një detaj i veçantë tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Në jakën e tij, Netanyahu mbante një pllakë me një kod QR të madh, i cili drejtonte vizitorët në një faqe interneti të titulluar “Masakra e Hamasit”.

Kjo iniciativë dixhitale përmbledh dokumentacion të gjerë mbi krimet kundër njerëzimit që i atribuohen Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit, kur anëtarë të grupit militant hynë në Izrael nga Rripi i Gazës përmes një sulmi të koordinuar ajror, tokësor dhe detar.

Përmbajtja e faqes përfshin: Video dhe fotografi të ndjeshme që dokumentojnë mizoritë ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë.

Të dhëna që tregojnë se më shumë se 1,000 civilë të pafajshëm u masakruan gjatë sulmit.

Mbi 200 persona u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza, ndërsa disa prej viktimave u përdhunuan dhe u vranë në shtëpitë e tyre.

Faqja paralajmëron për përmbajtje të rënda grafike dhe thekson se “këto video nuk duhet të shihen nga fëmijët apo nga kushdo që nuk është i përgatitur mendërisht për realitetin e ashpër të mizorive të Hamasit”.

Në portal theksohet gjithashtu se faktet janë të vërtetuara dhe të dokumentuara: Krimet e Hamasit kundër njerëzimit janë një fakt. Ato mbështeten në prova të mbledhura dhe të përpunuara me kujdes. Mos u mashtroni nga dezinformimi dhe shtrembërimi mediatik i Hamasit,” thuhet në deklaratën e faqes, e cila u bën thirrje vizitorëve të ushtrojnë diskrecion të lartë përpara se të hyjnë në material.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume