Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka njoftuar se përfaqësueset e Forumit të Gruas së AKI-së kanë qëndruar sot në fshatin Sellcë të Tetovës, ku janë mirëpritur nga gratë e këtij fshati.

“Sot, përfaqësueset e Forumit të Gruas së Aleancës Kombëtare për Integrim dhe kandidatet për këshilltarë u mirëpritën me ngrohtësi nga familjet dhe gratë e fshatit Sellcë.

Me respekt të veçantë vizituam edhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Gratë janë forca e qëndresës, shtylla e dinjitetit dhe zëri i tyre do të përfaqësohet fuqishëm në 4 vitet e ardhshme për Tetovën!
#BashkëPërTetovën ✅“, njofton Rexhepi.

 

 

Mgid