CIGARE NGA NËNTOKA! Në Itali, zbulohet super-fabrika, shihej poshtë magazinës! Bunkeri, dhoma për punëtorët! Përfitimet, rreth 130 mln euro në vit (VIDEO)

Guardia di Finanza e Ankonës ka zbuluar në afërsi të Cassinos në Frosinone fabrikën më të madhe klandestine të prodhimit të cigareve të zbuluar ndonjëherë në Itali. rreth 300 ton cigare kontrabande u sekuestruan, ndërsa u arrestua një person dhe u proceduan disa të tjerë.
Objekti i paligjshëm ishte i maskuar si një magazinë e boshatisur, por në të vërtetë fshihte një bunker nëntokësor i aksesueshëm përmes një mekanizmi hidraulik të sofistikuar. Një telekomandë e fshehur brenda një kutie aktivizonte ngritjen e një strukture alumini që hapte rrugën drejt një ashensori, duke çuar në një rrjet korridoresh dhe galeri të pajisura me ndriçim dhe ventilim.
Ekspertët kanë vlerësuar se impianti kishte kapacitet të prodhonte 2,7 miliardë cigare në vit, me një ritëm prej 7,2 milionë në ditë. Fabrika përbëhej nga tre linja të plota për përpunimin e duhanit dhe paketimin e cigareve, duke përdorur makineri moderne si tharëse, makineri filtrimi, paketimi, etiketimi dhe mbylljeje.
CIGARE NGA NËNTOKA! Në Itali, zbulohet super-fabrika, shihej
Hetuesit zbuluan se punëtorët jetonin në katin nëntokësor, i cili kishte 18 shtretër, banjo, dushe dhe një sallë ngrënieje, ku ata pushonin me turne. Po aty gjendej edhe një punëtori për riparimin e makinerive.
Fabrika e paligjshme, me vlerë mbi 1,7 milionë euro, mund të siguronte një fitim vjetor mbi 900 milionë euro. Në total u zbuluan 150 ton cigare të gatshme për treg, 15 milionë filtra dhe 12 milionë kartonë.
Gjithashtu u sekuestruan dhe mjete me vlerë mbi 3,6 milionë euro. Shuma totale e mallrave dhe pasurive të bllokuara arrin në 53 milionë euro.
CIGARE NGA NËNTOKA! Në Itali, zbulohet super-fabrika, shihej
Nga hetimet rezulton se evazioni fiskal arrinte në 600 milionë euro, ndërsa përfitimet e paligjshme llogariten rreth 130 milionë euro.