Bilall Kasami e prish tribunën historike të tifozëve “Ballistët” e njohur si “Marshin Beqiri” para ndeshjes Shkëndija – Vardar? (VIDEO)

Ende pa u përfunduar tribuna e prishur para tre viteve dhe me punimet për stadiumin e ri të ndaluara prej kohësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka ndërmarrë një hap të papranueshëm – prishjen e tribunës historike të tifozëve të Shkëndijës, e njohur si “Marshqin Beqiri”.
Sipas informacioneve të siguruara, kjo prishje është bërë me qëllim që t’i pamundësohet grupit të tifozëve “Ballistët” pjesëmarrja në ndeshjen e radhës mes Shkëndijës dhe Vardarit – një akt që ka ngjallur revoltë të madhe tek sportdashësit dhe tifozëve.
Sipas dinamikës së kontratës së nënshkruar me kompaninë E-Property, deri në këtë fazë duhej të ishin përfunduar 75% e punimeve. Në realitet, janë realizuar vetëm 5-7%, çka tregon qartë për një dështim total në realizimin e projektit.
Ky është një mashtrim i hapur nga ana e kryetarit Bilall Kasami, i cili në vend që të përparojë me ndërtimin e infrastrukturës sportive, po e shkatërron atë ekzistuese, duke dëmtuar rëndë sportin, tifozët dhe imazhin e qytetit.
Në një deklaratë të fundit publike, Bilall Kasami ka thënë se “Shkëndija do të luajë në Tetor dhe stadiumi do të jetë gati”. Por duke parë ritmin aktual të punimeve dhe mungesën totale të transparencës, ky premtim duket si një gënjeshtër tjetër elektorale dhe tallje me tetovarët./TS/