Në një fjalim të drejtpërdrejt dhe të fuqishëm gjatë Konventës promovuese të Aleancës Kombëtare për Intregrim (AKI), e mbajtur në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kritikoi ashpër qëndrimet dhe qasjen politike të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ahmeti deklaroi se retorika dhe veprimet e Mickoskit kanë shërbyer si katalizator për bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
“Mickoski na bëri bashkë, duke na shpërfillur si shqiptarë dhe duke na nëpërkëmbur si popull,” – u shpreh Ahmeti para qindra të pranishmëve, duke marrë duartrokitje të fuqishme nga salla.
Lideri i BDI-së theksoi se përbuzja institucionale dhe politike ndaj shqiptarëve nuk do të tolerohet, dhe se bashkimi i faktorit politik shqiptar është përgjigjja më e fortë ndaj çdo përpjekjeje për t’i margjinalizuar ata./TS