Shkruan: TetovaSot
Shqiptarët nuk janë “zagarë”. Aq më pak ata të VLEN, që janë dinjitozë. Por këtë shtrembërim duhet ta sqarojë ai grup profiterësh të kreut të VLEN, që donte ta fshihte numrin e madh të turmës së AKI-së. Ata e dinë mirë se kujt iu adresua ky mesazh i Ali Ahmeti. Jo 107 mijë shqiptarëve, por katër liderëve që janë bërë zë i interesave maqedonase, në krye me Mickoskin, i cili i përdor sepse i ka kapur në këmbim të një qeverie të përbashkët.
VLEN gënjen edhe në shifrën 107 mijë, sepse aty nuk i ka më votuesit e Aleancës për Shqiptarët. Ky koalicion është tkurrur dhe ka mbetur një grusht njerëzish interesi, duke shitur kauzën e madhe shqiptare me çmim të ulët, ashtu siç u shit kryeqendra shqiptare – Tetova. Ali Ahmeti kurrë nuk ka ofenduar popullin, dhe kjo ka qenë gjithmonë forca e tij elektorale, sepse sharjet janë ves i humbësve e grindavecëve politikë.
Mesazhi i Ahmetit ishte për katër persona, jo për 107 mijë qytetarë. Nuk mund të përzihen liderët e dështuar me popullin, të cilit ia morën të drejtat për 15 muaj. VLEN është në panik nga anketat dhe në frikë nga turma që stërmbushi sallën. Mjeti i vetëm i tyre ka mbetur propaganda dhe shpifja, por populli e di të vërtetën.
Populli foli në tubimin e AKI-së. Ai është me AKI, ndërsa edhe ata që sot janë përkrahës të VLEN-it, janë shqiptarë të ndershëm që vetë do t’ia japin goditjen fatale këtij koalicioni. Jo për Ali Ahmetin, por për poshtërimin që VLEN ua bëri shqiptarëve. Një ditë, ata 107 mijë hiq votuesit e ASH-së do të bashkohen me shumicën tjetër shqiptare për kauzën e madhe kombëtare, për frontin e lirisë dhe kthimin e të drejtave.
VLEN-in e frikësoi turma e madhe në sallën e mbushur deri në fund. Paramendoni sa njerëz të tjerë nuk ishin aty. Për t’u vetëmbrojtur nga ky realitet, krerët e VLEN-it tentuan manipulimin e radhës: ta paraqesin deklaratën e Ali Ahmetit për “zagaret” si ofendim ndaj 107 mijë votuesve të tyre. Por sot kushdo e kupton se këto fjalë nuk ishin për qytetarët, por për katër liderët e VLEN-it të mposhtur politikisht dhe të instrumentalizuar nga VMRO-DPMNE.
Ali Ahmeti nuk e ka quajtur kurrë popullin “zagar”. Ai ka folur për ata që janë zhveshur nga çdo kauzë shqiptare, për ata që janë bërë zëdhënës të Mickoskit. Çfarë Mickoski nuk guxon t’ia thotë vetë Ahmetit, ia thonë telallët e tij që sot qëndrojnë në qeveri pa legjitimitet.
Turma e madhe në sallën e Ahmetit ishte reagim i natyrshëm ndaj kësaj qeverie etnike dhe zëdhënësve të VMRO-së. Ajo energji popullore paralajmëron fitoren që do ta kthejë dinjitetin shqiptar.
107 mijë shqiptarët nuk janë të VLEN-it. Ata janë qytetarë të manipuluar nga një kauzë e rreme, dhe vendi i tyre është në atë sallë ku kërkohet ndryshimi dhe lavdia. VLEN ka mbetur vetëm me propagandën e ulët për të minimizuar fitoren e ardhshme të Ali Ahmetit. Dhe mos harrojmë: vetë VLEN për muaj të tërë ka përdorur epitetet më fyese si “KAKI” e “FAKI” ndaj kundërshtarëve të vet.
Ali Ahmeti ka qenë i qartë: “zagaret” nuk janë votuesit, por zëdhënësit e VMRO-së që flasin kundër UÇK-së dhe komandantëve të saj, që dorëzuan të drejtat e shqiptarëve dhe që sot shërbejnë si fasadë e një pushteti që i përdor për interesat e veta.
VLEN nuk ka më asgjë të përbashkët me interesin shqiptar; kauza e tyre është pushteti dhe paraja, shpesh në dëm të popullit. Por 107 mijë shqiptarët nuk janë “zagare” ata janë njerëz të ndershëm që, bashkë me turmën e madhe të Ali Ahmetit, do të sjellin fitoren dhe rikthimin e dinjitetit kombëtar. Kjo do t’i mbyllë njëherë e mirë dyert për katër apo pesë liderët aventurierë të VLEN-it, që po luajnë me kauzën shqiptare dhe dinjitetin e bashkëkombësve të tyre.