Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohet fushata zgjedhore nga ana e ministrit aktual, Izet Mexhiti. Në një deklaratë për media, AKI ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Mexhitit nga posti i ministrit, duke e akuzuar për përdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiake, raporton TS.

“Fushata zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohet nga kabineti i një ministri. Kjo është një shkelje flagrante e standardeve demokratike dhe një abuzim me funksionin publik,” thuhet në reagimin e AKI-së.

Sipas tyre, Izet Mexhiti po e përdor pozitën ministrore për përfitime politike dhe kjo, sipas AKI-së, dëmton besimin e qytetarëve në një proces zgjedhor të drejtë dhe të barabartë.

“AKI kërkon që z. Mexhiti të zgjedhë: ose të jetë ministër i të gjithë qytetarëve, ose kandidat në fushatë. Të dyja nuk mund të shkojnë bashkë,” theksohet më tej në reagim.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume