Një pamje aspak e zakontë në jetën parlamentare shqiptare, por edhe për publikun shqiptar! Deputetja e PS-së, Ilva Gjuzi është paraqitur në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, bashkë me foshnjën e saj.

Teksa mbante në kraharor fëmijën e saj, ligjvënësja socialiste e zgjedhur për herë të parë në këtë legjislaturë, nuk është privuar që marrë pjesë në diskutim. Kryetarja e këtij komisioni, Anila Denaj, i uroi mirëseardhje deputetes, ndërsa theksoi se prania me fëmijën, mund të ishte një ogur i mirë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri.”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume