Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lart rolin e klubit futbollistik “Beshiktash”, duke e quajtur atë një histori suksesi dhe krenarie për komunën.
“Klubi ‘Beshiktash’, i themeluar në vitin 2000, është krenari e madhe e komunës sonë. Prej 25 vitesh, nën drejtimin e Sherafedin Sulimanit dhe trajnerit Furkan Ali, ky klub ka nxjerrë gjenerata të tëra futbollistësh që kanë shkëlqyer si në vend, ashtu edhe në klube ndërkombëtare”, shkroi Mexhiti.
Ai shtoi se puna e bërë deri më tani përbën një pasuri të madhe jo vetëm për sportin, por edhe për komunitetin.
Mgid