Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili garon për një mandat të dytë, ka shmangur pyetjen e gazetarit të Tetovasot, Nevrij Ademi, lidhur me akuzat se mbi 155 mijë euro nga buxheti i komunës i janë dhënë shefit të PR-it të tij, Adnan Selmani.
Akuza u bë publike nga Aleanca për Kombëtarizëm dhe Integrim (AKI), e cila në një konferencë për shtyp tha se kompania “On Media”, e lidhur me Selmanin, ka përfituar mbi 80 mijë euro vetëm gjatë viteve 2024 dhe 2025, ndonëse është themeluar në fund të vitit 2023.
Kasami, përballë pyetjes së drejtpërdrejtë, nuk dha përgjigje konkrete, duke kaluar në çështje të tjera.TS
Mgid