Më 02.10.2025, në orën 09:00, në Departamentin e Punëve të Brendshme (DPB) Gostivar, një 61-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 17.740 euro nga Sh.F. nga Tetova.

Sipas denoncimit, gjatë muajit prill 2025, ai kishte rënë dakord të blinte një apartament në Tetovë dhe kishte dhënë shumën e parave si kapar. Megjithatë, që nga ajo kohë nuk është nënshkruar asnjë kontratë shitblerjeje, ndërsa i dyshuari ka shmangur çdo marrëveshje, gjë që e ka bërë të kuptojë se ishte mashtruar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com