Më 02.10.2025, në orën 18:20, nëpunës policorë të NJPB Vinicë privuan nga liria D.M. (37) nga Vinica.
Rastet hetimore tregojnë se rreth orës 11:25, përpara një objekti hotelerie në Vinicë, pas një grindjeje paraprake, ka ndodhur një përleshje fizike mes D.M. dhe I.S. (40) nga Vinica.
Si pasojë, I.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Koçanit, është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për trajtim të mëtejshëm.
Ekipi hetimor i SPB Shtip – NJPB Vinicë ka kryer këqyrjen në vendngjarje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.M. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.TS
Mgid