Më 02.10.2025, në orën 17:00, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria M.G. (22) nga Shkupi.

Privimi nga liria u krye pas një denoncimi të bërë nga babai i tij, 54 vjeç, i cili deklaroi se rreth orës 15:30, në shtëpinë familjare, M.G. kishte bërë kërcënime ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes duke përdorur një send të mprehtë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarit do të pasojë parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume