Dy persona dyshohet se rreth tre muaj kanë fotografuar dhe ngacmuar vazhdimisht një çift, duke e fotografuar dhe duke e telefonuar çiftin.

“Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngrit Aktakuzë ndaj një personin për dy vepra penale – Përndjekje në bazë të nenit 144-a nga Kodi Penal, ndërsa një person tjetër për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”, raportoi Prokuroria.

Ai akuzohet se prej 26 shkurtit e deri më 9 maj, ka përndjekur vazhdimisht një çift, duke ndërhyrë në jetën personale, duke i ngacmuar përmes thirrjeve e mesazheve. Ndërkohë ai i ka fotografuar edhe pa leje, duke i kërcënuar se do t’i publikon.

Personi i dytë akuzohet se është përfaqësuar rrejshëm si polic, duke tentuar që të ndërpret denoncimet rreth përndjekjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume