Kandidatët për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN dhe Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në debatin “Debat në SHENJA” trajtuan çështjen e ndikimit politik dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve në nivel lokal.

Muhamet Elmazi u shpreh se forca reale politike në Saraj nuk është Aleanca për Shqiptarët, por Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e lidhur drejtpërdrejt me Blerim Bexhetin.

“Forcë politike në Saraj është Bashkimi Demokratik për Integrim. Dhe nuk mundet struktura e BDI-së me Blerim Bexhetin në krye të mos ketë bashkëpunim apo marrëdhënie të drejtpërdrejta me kandidatin Blerant Ramadani,” deklaroi Elmazi.

Ndërkohë, Blerant Ramadani theksoi se në momentin që ai është pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim, ekziston bashkëpunim institucional me të gjitha subjektet brenda koalicionit, por pa nënshtrim ndaj asnjërit.

“Në aspektin profesional, unë mund të jem bashkëpunëtor i mirë për projektet konkrete për qytetarët, por jo në formë të nënshtrimit,” tha Ramadani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume