Bashkë me kreun e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, të shoqëruar nga funksionarë dhe anëtarë të shtabit lokal të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës, zhvilluam një takim të ngrohtë e miqësor me banorët e fshatrave Tearcë dhe Dobrosht informon Tetovasot.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kandidati ynë për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, i cili ndau me qytetarët vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e komunës. Biseduam hapur për nevojat dhe sfidat e përditshme të banorëve, nga infrastruktura e kanalizimet, tek përmirësimi i shërbimeve dhe mundësitë për zhvillim ekonomik e social.

Ky komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët është dëshmia më e mirë se politika e vërtetë bëhet me njerëzit dhe për njerëzit. Nazim Taipi mbetet i përkushtuar që Tearcës t’i japë një drejtim të ri, me menaxhim modern, me transparencë dhe me vizion europian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume