Në orën 10:00, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e përurimit të rrugës ndërkufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në segmentin Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj (projekt pjesë e marrëveshjes Kosovë-Shqipëri).

Ceremonia do të zhvillohet te Zalli i Bardhë, në Gorozhup.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor synon të përmirësojë lidhjet rajonale dhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social në të dyja anët e kufirit. /Reporteri.net/.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume