Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht në Podujevë më 22 shtator të këtij viti.

Sipas Policisë, i dyshuari është është intervistuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Sulm seksual” dhe “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume