Sekrteri i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet për familjen e profesorit Mahi Halili i cili mbrëmë u nda nga jeta pas një aksidenti të disa ditëve më parë. Ahmeti në postimin e tij shkruan se:

Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të kujdestarit të klasës tonë, Profesori Mahi Halili.

Ky lajm më preku shumë. Ai nuk ishte vetëm kujdestar, por edhe udhërrëfyes i vërtetë, prej tij mësuam jo vetëm për shkollën, por edhe për jetën.

Si veteran i arsimit, ai la gjurmë të thella në breza të tërë nxënësish, me përkushtim, urtësi dhe dashuri për profesionin.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për ndikimin e tij të madh.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Zoti e shpërbleftë me xhennet!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com