Shkup, 3 tetor 2025 – Një aksident trafiku me katër automjete ka ndodhur pasditen e së premtes, rreth orës 18:40, në kryqëzimin e bulevardeve “Serbia”, “Jane Sandanski” dhe “Video Smilevski Bato” në Shkup.
Në aksident u përfshinë një BMW i drejtuar nga O.K. (59) nga Shkupi, një Peugeot i drejtuar nga M.K. (32) nga Shkupi, një Citroen i drejtuar nga I.S. (25) nga fshati Tekija i Shkupit, si dhe një Opel i drejtuar nga D.J. (78) nga Shkupi.
Sipas informacioneve zyrtare, lëndime të rënda trupore ka pësuar J.D. (31) nga Shkupi, pasagjere në automjetin “Peugeot”. Ndërkohë, lëndime trupore ka marrë edhe vetë drejtuesi i këtij automjeti, M.K. (32). Të dy janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Qytetar “Shën Naum Ohri”, ku mjekët kanë konstatuar plagët e tyre.
Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i SPB Shkup, i cili po heton shkaqet e aksidentit.