Kancelari Friedrich Merz e përshkroi planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën si “shansin më të mirë për paqe” dhe shprehu mbështetjen e tij pas apelit të presidentit të SHBA-së drejtuar të dyja palëve.

“Lirimi i pengjeve dhe paqja në Gaza janë të mundura. Hamasi tani ka rënë dakord në parim me planin e paqes të Presidentit Trump.

Gjermania mbështet plotësisht apelin e Presidentit Donald Trump drejtuar të dyja palëve. Pengjet duhet të lirohen. Hamasi duhet të çarmatoset. Luftimet duhet të ndalen menjëherë. E gjithë kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Pas pothuajse dy vitesh, ky është shansi më i mirë për paqe. Gjermania do të vazhdojë të jetë e përfshirë”, tha Merz në një postim në platformën “X” pak kohë më parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume