Të paktën 30 persona u plagosën në një sulm me dron rus në një stacion hekurudhor në qytetin ukrainas të Shostka në rajonin Sumy, konfirmoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton Sky News .
Presidenti ukrainas postoi në rrjetin social X pamje nga sulmi dhe e quajti atë ‘sulm të egër’.
“Sulm i egër me dron rus në stacionin e trenit në Shostka, Sumy Oblast. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë tashmë në vendngjarje dhe kanë filluar të ndihmojnë njerëzit. Të gjitha informacionet në lidhje me të plagosurit po verifikohen”, shkroi Zelensky.
“Deri më tani, dimë të paktën 30 viktima. Raportet paraprake tregojnë se si stafi ashtu edhe pasagjerët ishin në vendin e sulmit. Rusët nuk mund të mos e dinin se po synonin civilët. Ky është terrorizëm që bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, vijoi tutje Zelensky.
Pamjet si më poshtë:
A savage Russian drone strike on the railway station in Shostka, Sumy region. All emergency services are already on the scene and have begun helping people. All information about the injured is being established. So far, we know of at least 30 victims. Preliminary reports… pic.twitter.com/ZZoWfPmpL5
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 4, 2025