Mesut Bajrami, bartës i listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke apeluar tek qytetarët që të ndëshkojnë me votë ata që ai i quan “hajdutë të ilaçeve të fëmijëve”.

Në vijim shkrimi i plotë i Bajramit:

Të nderuar qytetarë,
Zgjedhjet po afrohen, 19 tetori është shumë afër!

Kujdes nga hajdutët e ilaçeve të fëmijëve tanë – mos u besoni dhe ndëshkoni ata, sepse nëse guxojnë të vjedhin edhe nga ilaçet e fëmijëve, pse të mos ju mashtrojnë e tradhtojnë edhe më tej?

Prandaj, ndëshkojini me votë!
Tani e keni listën e pavarur PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS, e cila do të mbrojë vetëm interesat tuaja dhe jo të ndonjë partie politike.

Më 19 tetor, dilni masivisht për të rrethuar numrin 96, për këshilltar – ku do të jem unë, Mesut Bajrami, gardiani juaj që do të qëndroj gjithmonë pranë jush.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume