Gjatë takimeve të zhvilluara në Gjermani me pjesëtarë të shumtë të mërgatës kërçovare, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, u përball me kërkesa të qarta dhe të drejtpërdrejta për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, dhe mbi të gjitha, t’i jepet fund një herë e mirë keqpërdorimit, nepotizmit dhe klientelizmit.

Mërgata kërkoi një model të ri qeverisës, ku qytetarët nuk ndihen më të përjashtuar dhe ku dinjiteti i tyre respektohet përmes veprave e jo fjalëve.

“Kërçova ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim të barabartë. Jemi të lodhur nga premtimet boshe dhe emërimet familjare. Duam transparencë, përfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” – u shprehën përfaqësues të mërgatës.
Ata theksuan tri shtylla kyçe për të ardhmen e Kërçovës:

Hapje të vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve dhe përkrahje për ndërmarrjet e vogla e të mesme;

Ndërtimin e spitalit modern në Kërçovë, që do të sigurojë kujdes shëndetësor dinjitoz për qytetarët dhe do të hapë vende të reja pune për profesionistët lokalë;

Ndërprerjen e punësimeve partiake, favorizimeve familjare dhe keqpërdorimeve buxhetore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com