Presidenti Rumen Radev ka bërë të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë në përballjen me pasojat e përmbytjeve që kanë përfshirë shumë rajone të vendit.

“I falënderohem presidente­s Gordana Siljanovska për bisedën telefonike konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat nga përmbytjet në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e shprehur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ofruar mbështetje në menaxhimin e pasojave të kësaj katastrofe”, shkroi kreu i shtetit në profilin e tij në “X”.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrugë të bllokuara dhe dëme në infrastrukturë në shumë zona. Një pjesë e popullatës ka mbetur pa energji elektrike dhe qasja në disa rajone është e kufizuar. Deri tani janë konfirmuar katër viktima.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume