Një defekt i madh ka përfshirë rrjetin e ujësjellësit në një pjesë të madhe të Shkupit.

Si pasojë e shpërthimit të gypit F600, është ndaluar furnizimi me ujë dhe komunat si Vllae dhe Gjorçe Petrov kanë mbetur pa ujë.

Rrjedhja e ujit tashmë ka ndaluar pas intervenimit të ekipeve të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, por furnizimi me ujë do të marrë kohë, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të derdhur pas defektit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume