Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është prononcuar për media, gjatë Samitit të Brdo-Brijunit në Durrës.E para e shtetit foli për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, dhe tha se disa shtete anëtare janë bllokuese të heqjes së këtyre masave.

“Reformat e thella që institucionet tona kanë ndërmarrë përgjatë viteve të fundit në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet që ne të ecim përpara, përfshirë edhe linjëzimin 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian”.“Fatkeqësisht përkundër të gjitha këtyre reformave, Kosova mbetet ende nën sanksionet e Bashkimit Evropian, për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të jap një arsye se pse janë ende në fuqi, edhe pse të gjitha kushtet që ishin vendosur me Marrëveshjen e Bratisllavës janë plotësuar, dhe njëkohësisht aplikacioni ynë është dorëzuar për anëtarësim qysh në vitin 2022. Deri tani për shkak të disa shteteve anëtare as nuk është mandatar Komisioni Evropian për t’u marr me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, tha Osmani.
“Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të shtyrë përpara, apo përkrahu rnjë shtet apo jo”.Sipas Osmani, nëse ky proces do të ishte i bazuar në merita, ajo thotë se Kosova do të ecte shumë përpara dhe do të ishte shumë afër anëtarësimit.

“Ne kërkuam mbështetjen e Kroacisë dhe Sllovenisë, që edhe më shumë ta rrisin mbështetjen për Kosovën”, tha tutje ajo.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com