Rritet mbështetja për kandidatin e AKI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani , mërgata premton mobilizim të plotë për fitoren shkruan Tetovasot
Mbështetja për Emir Sulejmanin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, po rritet çdo ditë e më shumë.
Në terren po vërehet një mobilizim i gjerë qytetar, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë drejtim po e merr edhe mërgata e Zhelinës, e cila tradicionalisht ka qenë përcaktuese në proceset zgjedhore.
Përmes komunikimeve dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të Evropës kanë shprehur gatishmërinë që të vijnë për të votuar dhe të japin kontributin e tyre në fitoren e madhe të Emir Sulejmanit.
Në ditët në vijim pritet që përfshirja e mërgatës të bëhet edhe më e dukshme përmes takimeve koordinuese dhe organizimeve lokale në Zhelinë dhe fshatrat përreth.TS