Komuna e Gostivarit ka nisur asfaltimin e rrugës që çon drejt varrezave të reja në Çegram, me një gjatësi prej 1,250 metrash.

Projekti është pjesë e investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën lokale, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qasjes në vendbanime të ndryshme.

Nga komuna theksojnë se punimet po zhvillohen sipas planit dhe shumë shpejt rruga do t’u vihet në shërbim qytetarëve.

“Ta gëzojnë banorët”, është mesazhi që shoqëron këtë projekt të ri infrastrukturor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com