Gjatë pothuajse dy muajsh, banorët e Lubojnos dalin çdo ditë në protesta kundër prerjes së pyjeve në malin mbi fshat. Sipas tyre, prerja që po shkatërronte malet është ndalur, por pas 57 ditësh rezistence, qytetarët e zonës nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare nga institucionet nëse, pasi të largohen nga protestat, prerja e pyjeve do të rifillojë në të ardhmen.
Banorët thonë se nuk do të lejojnë prerjen e asnjë peme deri sa inspektorati shtetëror të vijë në teren. Ata kërkojnë nga autoritetet të vendosin një ndalim të prerjes për 50 deri në 100 vjet.
TV 24 iu drejtua Qeverisë, e cila u përgjigj se të gjitha aktivitetet në terren lidhur me prerjen e drurit janë ndërprerë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, edhe pse prerja ishte parashikuar sipas Planit të fundit për menaxhimin e pyjeve.