Martin Sipkovski, ish-lojtar i Vardarit në kategoritë e të rinjve, humbi jetën në një shpërthim që ndodhi më 1 tetor në qendër të Beogradit, në rrugën Kosovka, disa metra larg ndërtesës së Kuvendit Popullor.

Sipkovski ishte aktiv në botën e modës në vitet e fundit. Sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi për shkak të manipulimit të pakujdesshëm me një pajisje shpërthyese, e cila dyshohet se ishte përgatitur për ekzekutimin e një trafikanti të njohur të drogës.

Nga shpërthimi i fuqishëm, apartamenti i Sipkovskit u shkatërrua plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe dy apartamente fqinje në të njëjtën ndërtesë.

Hetimet për shkaqet dhe origjinën e pajisjes shpërthyese vazhdojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume