Më 07.10.2025, në DPB Gostivar janë zhvilluar biseda zyrtare me personat T.N. (34) dhe D.N. (61), të dy nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak të bërë nga djali dhe vëllai i tyre 36-vjeçar.

Sipas denoncimit, më 06.10.2025, rreth orës 20:10, në shtëpinë familjare, i denoncuari dhe babai i tij e kishin sulmuar fizikisht.

Gjatë procedurës, policia ka konfiskuar një pistoletë “Zastava” dhe dy korniza bosh nga personi D.N..
Të dy janë mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgatitet parashtresa përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume