Nga fillimi i vitit 2025 deri më 30 shtator, gjithsej 18,458 shoferë janë sanksionuar në vend për drejtim mjeti pa leje drejtimi, njofton Ministria e Punëve të Brendshme informon Tetovasot.

Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën nga 01.01.2025 deri më 30.09.2025, gjatë aktiviteteve të vazhdueshme policore në fushën e sigurisë rrugore, përfshirë edhe kontrollet e Njësisë Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor, janë konstatuar dhe ndëshkuar mijëra raste të ngjashme në të gjitha Departamentet e Punëve të Brendshme në vend.

Shkeljet më të shumta janë regjistruar në zonat e SPB Strumicë (3,275) dhe SPB Shkup (3,202), ndërsa pasojnë SPB Manastir (2,811), SPB Tetovë (2,086) dhe SPB Kumanovë (1,660).

Njësia Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor ka shqiptuar gjithsej 1,634 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, në përputhje me nenin 225 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Në territorin e SPB Veles janë regjistruar gjithashtu dhjetëra raste, ndërsa SPB Shtip ka raportuar 1,238 masa, e SPB Ohër – 1,086 sanksione.

Vetëm gjatë javës së parë të tetorit, nga 07.10.2025 deri më sot, policia ka evidentuar 373 raste të reja të drejtimit të automjeteve pa leje drejtimi, si pjesë e kontrolleve të intensifikuara në komunikacion.

Nga MPB theksojnë se aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa qytetarët ftohen të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke kontribuar kështu për rrugë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com