Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se si pasojë e një aksidenti në Bresje ka vdekur një person.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.”, ka deklaruar Krasniqi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com