Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fitoren në komunën e Çashkës si një moment historik për shqiptarët. “Në raundin e parë është fituar një komunë që ishte me rëndësi për të gjithë shqiptarët – kjo është komuna e Çashkës. Për fat të mirë, aty zgjidhet për herë të parë kryetar komune një shqiptar, pasi që mbi 50% e popullatës atje janë shqiptarë. Kandidati ishte i Aleancës Kombëtare, por pati përkrahje edhe prej të gjithë shqiptarëve, besoj edhe prej atyre që janë përkrahës të VLEN-it. Ka qenë kandidatura e vetme dhe për së pari herë fiton një kandidat shqiptar. Tash në raundin e dytë, do të shihen edhe rezultatet në Bervenicë dhe Kërçovë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, kurse në garë janë një kandidat shqiptar dhe një maqedonas. Komunat e tjera udhëhiqen prej shqiptarëve.” Sipas Taravarit, kjo fitore shënon një kapitull të ri në përfaqësimin e shqiptarëve në komunat me shumicë shqiptare, duke treguar se bashkimi për kauza të përbashkëta politike dhe kombëtare sjell rezultate konkrete.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume